Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kundërshtuar futjen në karantinë vetëm të kryeqytetit, për shkak të rasteve me kioronavirus.
“Futja veç e Prishtinës në karantinë është kot. Në qoftë se e marrim numrin e testeve dhe përqindjen e rasteve pozitive çdo ditë, del se përqindja është e njëjtë si me Prishtinën si në krejt Kosovën”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Prishtina prinë për nga numri i rasteve me koronavirus.
Sot Komiteti për Shëndetësi ka paralajmëruar mbledhje që do të nisë nga ora 16:30.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Mbështetja për ne vetëm sa do të rritet
-
Problemi i shtetit me AIRBNB-të në kryeqytet
-
Nuk kalon propozimi i Vetëvendosjes që në Kuvendin e Prishtinës të diskutohet për mbeturinat
-
Rama: Do ta dërgojmë në Kushtetuese Ligjin për Buxhetin nëse nuk përfshihet kryeqyteti
-
Rama: Qeveria po bllokon qëllimisht buxhetin e kryeqytetit