Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Hysen Osmanaj, deklaroi të hënën se futja e opozitës në zgjedhje, në kushtet e skadimit të të gjitha afateve ligjore, mund të bëhet vetëm përmes një marrëveshje politike ose me ndryshimin e Kodit Zgjedhor.
Në një prononcim për mediat, nënkryetari Osmanaj, tha se listat e kandidatëve, të përmbyllura më 29 prill, po shqyrtohen nga KQZ, ku deri tani janë konstatuar probleme nga 5-6 parti, të cilave do ju kthehen për t’i korrigjuar, transmeton ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNumri dy i KQZ-së tha se janë 45 parti të regjistruara në zgjedhje, por një pjese e tyre nuk kanë sjellë lista mbështetëse me kandidatë, gje qe e bën të kote konkurimin e tyre, ndaj ato dhe mund të çregjistrohen.
I pyetur nëse PD mund ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor çështjen e afateve të dorëzimit të listave të kandidatëve, për të cilën ajo pretendon se është data 28 prill, ndërsa KQZ ka përllogaritur 29 prillin, Osmanaj thotë se PD ka përfaqësuesit e saj në KQZ, por ka edhe mandatet në parlament që janë të vlefshme deri në përfundimin e këtij parlamenti, në shtator. Ndaj ne keto kushte, shtoi ai, PD-së i lind e drejta ta ankimojë këtë vendim.