Komuna e Fushë-Kosovës ka vazhduar që të mbulojë shpenzimet e varrimit edhe në vitin 2018. Ky propozim ka kaluar me shumicë votash në Kuvendin Komunal.
Por disa prej këshilltarëve të opozitës kanë kërkuar që ky vendim të mos jetë për një vit, por për një mandat. Ndërsa, të tjerë kanë kërkuar raport për shpenzimet e deritashme, shkruan sot “Koha Ditore”.
Këshilltari i LVV-së, Mehdi Lahu, ka thënë se në parim e mbështesin këtë propozimvendim, por ka kërkuar që të kenë raport se sa mjete janë shpenzuar deri tash, etj. Ndërsa, këshilltarja e PDK-së, Aida Alimi, ka kërkuar që ky propozim të votohet çdo katër vjet e jo për çdo vit siç ka ndodhur deri tashti.
Propozimvendimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2018 është miratuar me shumicë votash.
-
Këshilltarët kërkojnë raport për shpenzimet e varrimit në Fushë-Kosovë
-
Mbetet peng marrëveshja me bashkësitë fetare për shpenzimet e varrimit në Prizren
-
Malisheva vazhdon edhe sivjet kompensimin e shpenzimeve funerale
-
Fushë-Kosova do të shpenzojë në rrethojë të Komunës sa kostoja e asfaltimit për 10 fshatra
-
Fushë-Kosova do ta ndalojë me rregullore shkeljen dhe fotografimin e varrezave