Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë-Kosova ua dërgon me postier materialet kuvendarëve

Komunarët e Fushë-Kosovës nuk e përdorin fare internetin kur ua dërgojnë materialin e mbledhjeve këshilltarëve komunalë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata ende paguajnë postierë, i cili duhet t’ua dërgojë derë më derë 27 këshilltarëve komunalë të gjitha materialet e mbledhjeve, procesverbalet, propozim-vendimet, propozim-rregulloret etj.

Shumica e komunave të Kosovës këtë e bëjnë nëpërmjet postës elektronike pa pasur nevojë të shpenzojnë letër, ngjyrë dhe po ashtu për të paguar postierë që letrat të mbërrijnë në adresat e këshilltarëve.

Kjo formë e komunikimit, është e pakuptimtë për ish-shefin e Grupit të këshilltarëve të PDK-së, tash këshilltar i Iniciativës qytetare, Naser Grajçevci. Ai thotë se kanë kërkuar edhe më herët që ky material t’u dërgohet edhe me postë elektronike, por deri tash kjo nuk ka ndodhur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm