Komunarët e Fushë-Kosovës vazhdojnë të mos i publikojnë në ueb-faqen zyrtare audioincizimet e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, shkruan sot Koha Ditore.
Për katër vjet me radhë ata janë duke e shkelur Rregulloren e punës së Kuvendit, e cila e parasheh një gjë të tillë. Në pikën 1 të nenit 16 të kësaj rregulloreje, e cila është miratuar më 16.05.2013, thuhet se procesverbali i mbledhjeve të Kuvendit të Komunës dhe i mbledhjeve të Komitetit të Kuvendit të Komunës publikohet në ueb-faqen elektronike të Komunës në gjuhët zyrtare.
(më shumë lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
Artikuj të ngjashëm
-
Audioincizimet e mbledhjeve s`publikohen në uebfaqen e Komunës së Fushë-Kosovës
-
Këshilltarët komunalë të Fushë-Kosovës ankohen për mungesë të kushteve
-
Fushë-Kosova ua dërgon me postier materialet kuvendarëve
-
Raporti financiar në Fushë–Kosovë publikohet me 3 muaj vonesë
-
Vetëvendosje: Komuna e Fushë Kosovës ndalon qasjen në dokumente publike për t`i fshehur gjurmët e korrupsioni