Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fushë-Kosova bëhet me furnizim 24-orësh me ujë

Komuna e Fushë-Kosovës nga e premtja do të ketë furnizim 24-orësh me ujë.

Me testimin e linjës magjistrale, me ujë do të furnizohen afro 50 mijë banorë të kësaj komune.

Prej vjetësh, kjo komunë është përballur me mungesën e ujit për pije.

Projekti është dashur të përfundojë afro tre vjet më parë së bashku me Prishtinën dhe Obiliqin.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka përfunduar punimet duke vendosur gypin 2.2 km, i cili ka lidhur Fushë-Kosovën me fabrikën e ujit në Shkabaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)