Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Furrtari kosovar në Kanada ua dërgon të moshuarve bukën falas në shtëpi

Shaqir Duraj është shqiptari i cili u bë temë e mediave ndërkombëtare për iniciativën e tij të nisur gjatë kësaj kohe kur po lufton e gjithë bota kundër koronavirusit.

Furra e bukës, e drejtuar nga familja Duraj në Kanada po shpërndan bukë falas, dhe përveç që po i jep ato falas, ata edhe i dërgojnë te familjet, meqë ka shumë prej të moshuarve, siç shpjegon ai, që nuk mund të dalin nga shtëpitë.

Të shkuar në vitin ‘99 si refugjatë në Kanada, Shaqir Duraj me familje kanë furrë buke atje tash e sa vite.

Me të filluar situata e jashtëzakonshme si rrjedhojë e pandemisë, Duraj shpjegon për “Express” të KTV-së se filloi të binte prodhimi, e s’ishte më siç ishin mësuar ta kishin.

Vajza e tij, Aulona, i propozoi babait të fillojnë ta japin bukën falas dhe madje ta dërgojnë nëpër shtëpi.

Kjo iniciativë e bëri atë kryefjalë të mediave ndërkombëtare.

Duraj në “Express” të KTV-së tha se është ndjenjë tejet e veçantë ta dish se duke ua dërguar bukën në shtëpi po i bënë njerëzit e lumtur.

Edhe Në kohë pandemie, një furrë në Prizren ofron bukë falas për ata që kanë nevojë Arbëri Në kohë pandemie, një furrë në Prizren ofron bukë falas për ata që kanë nevojë

Ndërsa, Aulona, uroi që kjo nismë e tyre t’i inspirojë edhe të tjerët, që të bëjnë aq sa munden për të ndihmuar në këtë kohë.

“Duhet të mendojmë që po të ishim ne, të rinjtë më të rrezikuar nga virusi, të moshuarit do të bënin çdo gjë për ne. Njëjtë duhet të bëjmë edhe ne, të rinjtë”, tha ajo.

Për më tepër, shikoni videon më poshtë.