Me kërkesën e udhëheqjes së KK Parteshit dhe pas vlerësimit nga Departamenti për Bashkëpunim Civil-Ushtarak (DBCU) dhe me mbështetjen e MFSK-në, është realizuar projekti humanitar në zgjerimin dhe trasimin e rrugës të fshatit Pasjan me gjatësi mbi 1 mijë metra dhe gjerësi 5 metra.
Projekti është realizuar nga Batalioni i Xhenios i Brigadës së Mbështetjes Operacionle të FSK-së, nga data 3 deri 12 korrik, në ndihmë komunitetit serb të këtij fshati.
Kjo rrugë do t’u mundësojë qarkullimin më të lirshëm të banorëve për nevojat e tyre, pasi komuna e Parteshit nuk ka mjete për realizimin e shumë projekteve dhe është cilësuar e nevojshme që t`u dalë në ndihmë këtyre banorëve.
Ky projekt si dhe projektet e tjera të realizuara nga FSK-ja, janë falë bashkëpunimit të mirë që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me të gjitha komunat në nivel të Republikës së Kosovës.

-
FSK realizon vizita mjekësore për komunitetet në fshatrat e Lipjanit
-
Punimet në rrugën Kijevë–Zahaq, Policia u kërkon kompanive të rrisin masat e sigurisë
-
FSK-ja u del në ndihmë qytetarëve në zonat e prekura nga vërshimet
-
Banorët e Zllatarit në Ferizaj, lirojnë pronat e tyre për zgjerim dhe asfaltim të rrugës
-
Banorët në Gjonaj të Prizrenit ankohen për rrugën e dëmtuar