Njësia Ndërlidhëse për Reagim në Kriza e Forcës së Sigurisë së Kosovës, së bashku me Kompaninë e Mjekësisë, përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së, si dhe përfaqësuesit e drejtorive për mirëqenie sociale të komunave Ferizaj dhe Lipjan, kanë realizuar projektin humanitar në ndihmë të komuniteteve, duke kryer kështu vizita mjekësore tek personat e moshuar të komunitetit serb.
Vizitat janë realizuar në Lipjan dhe në fshatrat Bablak dhe Pleshinë, nga mjekët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në bashkëpunim me mjekët e qendrave të Mjekësisë Familjare në Ferizaj dhe Lipjan dhe Zyra e Elementit Mbështesë Civilo-Ushtarak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti humanitar në ndihmë të komuniteteve që jetojnë në Kosovë do të vazhdojë edhe në të ardhmen.