Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë përfunduar trajnimin e grupit të dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.
Të premten është mbajtur ceremonia e përfundimit të këtij trajnimi të quajtur EOD Niveli 2, në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren.
Ky grup është trajnuar për 6 javë në metodat e eliminimit të rreziqeve nga mjetet shpërthyese nga instruktorët e EUCOM dhe Kompanisë së Deminimit.
“FSK me kapacitetet e saj do të vazhdojë të japë mbështetjen bashkë me aleatët Amerikan për Ukrainën në trajnimin e personelit shtesë për punën në fushat e minuara dhe largimin e mjeteve shpërthyese në Ukrainë si dhe në fusha tjera relevante”, thuhet në njoftim.
-
Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në lumin Erenik, intervenon FSK-ja
-
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë, intervenon FSK-ja
-
Pjesëtarë të FSK-së stërviten për snajperë dhe liderë luftarakë
-
KFOR-i tërheq një mjet shpërthyes në Ferizaj, e FSK-ja një tjetër në Gjakovë
-
FSK-ja realizon trajnimin “Simboli i Ujkut”