Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

FSK-ja nis kërkimet për personin që u raportua i zhdukur në Shtërpcë

Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit për të kërkuar një 29-vjeçar të nacionalitetit serb që është raportuar i zhdukur të premten.

“Me kërkesën e Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës ka angazhuar ekipet e kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare. Në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale të Komunës së Shtërpcës, kanë filluar operacionin e kërkimit të riut 29 vjeçar i nacionalitet serbë nga fshati Biti e Epërme”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Policia e Kosovës ka njoftuar në raportin e saj të shtunën për rastin e personit të zhdukur.

“Biti e Epërme, Shtërpcë 12.05.2023 – 07:50 - Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në kohën e cekur ka dalë nga shtëpia viktima mashkull kosovar (familjar i tij) dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e tij. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.