Në kazermën “Adem Jashari” sot nisin aktivitetet për nder të “Epopesë së UÇK-së”.
Aty, në orën 11:00 do të mbahet paradë ushtarake. Ky aktivitet mbahet nën organizimin e Qeverisë së Kosovës.
“Ju ftojmë të përcillni ceremoninë ushtarake të FSK-së për nder të 21- vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kujtim të Komandantit legjendar Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, si dhe të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësinë e vendit dhe popullit tonë. Ceremonia mbahet më 05 mars 2019 në kazermën ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00. Ceremonia e manifestimit për ‘Epopenë e UÇK-së’ mbahet nën organizimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, është thënë në njoftimin për media të Ministrisë së Mbrojtjes.
-
Kurti: FSK-ja është kthyer në një ushtri që mund ta ketë ëndërruar vetë Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së, Kurti: Ashtu siç mund t’i ketë ëndërruar komandanti Adem Jashari
-
Rreshtimi i kuadrateve të FSK-së në nder të Epopesë së UÇK-së (FOTO)
-
Epopeja e UÇK-së, një harmoni tradite që frymon liri
-
28-vjetori i Epopesë së UÇK-së kulmon me ndezjen e zjarreve