Prishtinë, 14 korrik - Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj priti sot në takim komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjeneralin Rrahman Rama, me të cilin bisedoi rreth ndihmës dhe gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Gjenerali Rama sqaroi se FSK-ja ka kapacitete mjekësore e logjistike për t’u përballur me çfarëdo situate.
Në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është vënë në gjendje gatishmërie “Batalioni i Mjekësisë”, që mund të vihet plotësisht në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
Ministri Zemaj e falënderoi gjeneral Ramën për bashkëpunimin dhe gatishmërinë e tij dhe FSK-së si dhe ndihmën që po ofrohet në betejën kundër virusit.
Ministri tha se Ministria e Shëndetësisë do të përkrah FSK-në në fuqizimin e personelit shëndetësor dhe me pajisje medicinale, në kuadër të angazhimit të përbashkët për ballafaqim me pandeminë.
-
Komisioni për Siguri pajtohet për dërgimin e FSK-së në Gaza
-
Kurti e komandanti i KFOR-it shqyrtojnë mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit
-
Hamza: Sigurime shëndetësore, barna falas e shërbime cilësore
-
Hamza prezanton zotimin për shëndetësi: Sigurime shëndetësore, barna falas, e shërbime cilësore
-
Delegacioni i FSK-së në Stamboll, diskuton për forcimin e kapaciteteve ushtarake