Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot Komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Rrahman Ramën, me të cilin ka biseduar për nivelin e gatishmërisë së FSK-së për të ndihmuar në përballje me rrethanat e krijuara nga përhapja e COVID-19.
Siç njofton kumtesa presidenciale, Thaçi kërkoi që FSK-ja të jetë e mobilizuar, të rrisë deri në maksimum nivelin e gatishmërisë dhe të ndihmojë në preventimin, përballjen dhe tejkalimin e krizës.
“Gjenerali Rama u shpreh se FSK-ja është në gjendje gatishmërie dhe ka kapacitetet që të përballet me çfarëdo nevoje, si me kapacitetet e vet mjekësore, ashtu edhe me kapacitetet logjistike”, thuhet në njoftimin e presidencës.
“FSK-ja është e gatshme të veprojë në çdo kohë, në çdo pjesë të Kosovës”, u shpreh Rama.
Presidenti Thaçi, thuhet në kumtesë, u shpreh i kënaqur me nivelin e gatishmërisë së FSK-së dhe kapacitetet për të reaguar në çdo situatë.
Mobilizimi i FSK-së është hapi i fundit para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës së Kosovës.
-
Gjashtë pjesëtarë të FSK-së të infektuar me koronavirus
-
FSK-ja e gatshme të ndihmojë kundër pandemisë në Kosovë
-
Thaçi: IKSHPK-ja e Policia po e kryejnë punën me përpikëri, FSK-ja e gatshme të intervenojë
-
Kazermat e FSK-së mund të shndërrohen në karantina, në rast nevoje - një ushtar vetizolohet
-
Komandanti i KFOR-it shprehet i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me FSK-në