Arbëri

FSK-ja demanton raportimet se po përgatitet për ndërhyrje në veri

Ministria e Mbrojtjes ka përgënjeshtruar raportimet se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke përgatitur trupa ushtarake për të ndërhyrë në veri të vendit, ku rrugët kufitare në Jarinjë e Bërnjak janë bllokuar tash e pesë ditë nga protestues serbë ndaj zbatimit të reciprocitetit për targat.

“Ministria e Mbrojtjes, me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar, reagon ndaj të gjitha lajmeve të rrejshme, propagandës qëllimkeqe, dezinformatave dhe shkrimeve tendencioze dhe të pavërteta, të shpërndara në mesin e qytetarëve tanë në pjesën veriore të Kosovës, disa nga to edhe të publikuar në mediume”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Kjo ministri i ka quajtur të pavërteta raportimet e tilla duke shtuar se ato kanë qëllim vetëm të paraqesin situatë pasigurie për komunitetin serb.