Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fshati Qypevë i Malishevës bëhet me rrugë

Edhe fshati Qypevë në Komunën e Malishevës, sikur edhe fshatrat tjerë, janë pjesë e investimeve komunale, që lidhen me jetesën dhe mirëqenien e banorëve.

Krahas disa investimeve të mëhershme, në brendi të fshatit ka filluar edhe rregullimi i rrugës kryesore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për këtë qëllim, dje, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar edhe nga drejtori i urbanizimit, Ahmet Morina, sipas një komunikate për media, e kanë vizituar këtë fshat, ku i kanë parë nga afër punimet që po kryhen, si dhe janë takuar me banorët e fshatit, të cilët edhe i kanë uruar për këtë projekt, mjaft domethënës për banorët.

“Unë shfrytëzoj rastin që t’ju uroj për rrugën që po ndërtohet, e që do të jetë tërësisht në shërbim tuajin. Ne po mundohemi që sadopak, edhe pse me një buxhet të kufizuar, të investojmë në infrastrukturë, në mënyrë që të krijojmë kushte sa më të mira për çdo vendbanim dhe që qytetarët të lëvizin me lehtë”, tha Begaj.

Sipas drejtorit të urbanizimit, Ahmet Morina, rruga ka një gjatësi prej mbi 700 metrave dhe ndërtohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.