Igballe Bytyçi beson fort se mund t’i prijë fatit të saj. Ka përvjelë mëngët dhe po trajnohet që ta ndryshojë gjendjen e saj dhe të familjes. Nëna e tre fëmijëve nëpër shkolla të mesme e studime ëndërron të bëhet sipërmarrëse. Kështu thotë se do t’ia lehtësonte edhe burrit barrën e rëndë të mbajtjes së familjes.
“Natyrisht se dua të bëhem edhe burim ekonomik për familjen”, thekson Bytyçi.
Ajo është një prej dymbëdhjetë grave nga fshati Mirash i Ferizajt, që po i kryejnë dhjetë ditë trajnime teorike e praktike për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Pas përfundimit të trajnimeve gratë do të certifikohen, dhe më e suksesshmja prej tyre do të pajiset me veglat e nevojshme për punë.
Bytyçi dhe shoqet e saj – që janë kryesisht mbi të dyzetat – po trajnohen në kuadër të projektit: “Mundësimi i vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale të Kosovës”, financuar nga organizata gjermane “Brot”, që në marrëveshje me Drejtorinë e Bujqësisë në Ferizaj ia ka besuar zbatimin e projektit organizatës Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK).
Bytyçi thekson në ambientet e IADK-së në Sfaraçak të Ulët të Vushtrrisë se trajnimi ka qenë mundësi e mirë që të avancojnë mënyrën tradicionale të përpunimit të pemëve dhe perimeve. “Tani e dimë se çfarë duhet me saktësi për konservim të produkteve. Gjithçka është bio”, thekson Bytyçi, fjalët e së cilës i mbështesin edhe shoqet e saj... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Pacolli: Bujqësia prioritet, mbështetje më e madhe për fermerët në mandatin e ardhshëm
-
Totaj: Synim kryesor, zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës
-
Gra të suksesshme vijnë në Prishtinë për t’i trajnuar gratë kosovare
- Inteligjenca artificiale dhe arsimi
-
Demolli: Grave në Kosovë ende iu diktohet vota nga bashkëshorti, babai apo vëllai