Nga sonte, fshati Banjë në Komunën e Malishevës, del karantina, e vendosur gati një muaj më parë, përkatësisht me 6 prill të këtij viti.
Këtë e ka konfirmuar kjo komunë përmes një kumtese për media.
“Ky vendim i ministrit të Ministrisë së Shëndetësisë hynë në fuqi sot, apo siç shkruhet në vendim, në ditën e nënshkrimit, që mbanë datën 02.05.2020. Vendosja e karantinës për fshatin Banjë, kishte ndodhur pas konfirmimit të disa personave të prekur me COVID-19”, thuhet në njoftim.
“Me këtë rast Komuna e Malishevës, i falënderon të gjithë banorët e fshatit Banjë, për disiplinën e treguar për zbatimin e masës së karantinës”, thuhet tutje.
Në fshatin Banjë, ishin regjistruar 26 raste të prekur me COVID-19, ndërsa 18 prej tyre janë shëruar plotësisht, në kurim e sipër janë dhe 7 persona, ndërsa një persona ka vdekur.
