Gjuhë të ndryshme dëgjohen nëpër Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Janë të bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni. Por ka edhe turistë që shikojnë dyqanet e vogla të vjetra.
Dikush ndalet para ndonjërës prej artarive të shumta me vitrina të praruara e dikush në vaktin e drekës kërkon prej dyqanxhinjve ndonjë rekomandim për qebaptoren më të preferuar, shkruan sot “Koha Ditore”. Tre turq në fillim të njëzetave janë ulur në karriget e ulëta pa shpinore para qebaptores që ka emrin e qendrës më të madhe të Turqisë, Stambollit, aty ku ndahen e bashkohen Azia dhe Evropa. Janë studentë të arkitekturës në Shkup.
“Shkupi është katastrofë”, thotë njëri prej tyre, mustaqeholli, që refuzon ta tregojë identitetin dhe shkakun pse zgjodhi kryeqytetin maqedonas për t’i ndjekur studimet.
“Nuk më intereson fare politika”, shton turku në anglisht, duke shtuar edhe ndonjë fjalë turke, kur i lidhet gjuha e nuk gjen fjalën e duhur. Dy shokët e tij vetëm ia miratojnë me lëvizje koke fjalët turkut, që fjalitë i mbyll shqip me pyetjen: “A kupton?”
Ndikimi në ekonomi
Edhe
Protestojnë sërish studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Partitë politike shqiptare në Maqedoni kanë arritur marrëveshje me liderin opozitar, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë së re, me kusht që shqipja të jetë gjuhë shtetërore... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë të drejta
-
Spiropali mbështet protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe: E drejtë themelore, jo kompromis
-
Studentët shqiptarë në Maqedoni të Veriut protestojnë për të kërkuar të drejtën e ushtrimit të gjuhës shqipe
-
Fillimi i shekullit XX: Festa e shqiptarëve në Kishën Katolike në Shkup