Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fruthi shtrihet në Shqipëri, 169 raste

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se Shqipëria ndodhet në epidemi fruthi, njofton abcnews. Sipas zëvendësministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli, në të gjithë vendin janë evidentuar 169 raste. Strukturat shëndetësore, sipas saj, kanë hartuar një plan masash për të përballuar situatën.

Mira Rakacolli: “Deri tani në Tiranë kemi 132 raste të konfirmuara, Në Durrës kemi 3, në Lezhë 12, në Krujë 3, Librazhd 1, Peshkopi 3, Berat 1, Vlorë 7, Elbasan 3 etj. 74 për qind e rasteve në Tiranë janë fëmijë të pavaksinuar për shkak të moshës ose për shkak të refuzimit. Të thuash që është një epidemi duhet që numrat e rasteve që kemi të jenë më të larta se pritshmëria dhe në fakt pritshmëria tek ne është zero. Ne e konsiderojmë që këtu është një epidemi, ashtu siç është një epidemi edhe në vendet e tjera të rajonit edhe më tej”.