Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më 13 korrik 2026 janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në Kosovë, ndërsa vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja.
Sipas të dhënave të IKShPK-së, numri më i madh i rasteve është regjistruar në Prishtinë me 19 raste, pasuar nga Ferizaj me 12, Fushë Kosova me 9 dhe Kaçaniku me 8 raste.
Ndërkaq, Lipjani ka raportuar 3 raste, ndërsa Vushtrria, Shtimja dhe Obiliqi nga 2 raste secila. Nga një rast është konfirmuar në Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti.
IKShPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që, në rast të simptomave si temperaturë e lartë, skuqje në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqiten sa më shpejt në institucionet shëndetësore.
Po ashtu, instituti u kërkon prindërve dhe kujdestarëve të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve dhe të sigurojnë imunizimin sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit në qendrat e mjekësisë familjare.
Sipas IKShPK-së, vaksinimi mbetet mënyra më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e personave të pavaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.
-
10 raste të reja me fruth, numri i rasteve kalon dyfishin e rasteve të vitit të kaluar
-
Për pesë muaj, rastet me fruth në Kosovë kalojnë dyfishin e vitit të kaluar
-
Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë
-
Gjatë javës së fundit në Kosovë u regjistruan 21 raste të reja me fruth
-
Për rreth dy muaj në Kosovë u raportuan 40 raste më fruth