Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca vazhdon ta mbështesë Kosovën në sundimin e ligjit

Ministri i Drejtësisë, z. Abelard Tahiri, sot ka takuar ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin diskutuan lidhur me prioritet dhe sfidat në sistemin e drejtësisë në vend, transmeton Koha.net.

Në takim, Tahiri, e falënderoi ambasadorin Chabert për përkrahjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve në sistemin e drejtësisë, në veçanti në kuadër të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, njofton kumtesa ministrore.

Chabert falënderoi për vlerësimin e bashkëpunimit dhe gatishmërinë e treguar për të thelluar bashkëpunimin, dhe njëherit rikonfrimoi se Franca do të vazhdojë mbështes Kosovën në fushën e sundimit të ligjit.