Sot në Paris, Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka takuar në Pallatin d'Orsej, ministren e Çështjeve evropiane Nathalie Loiseau, me të cilën diskutoi për procesin integrues, liberalizimin e vizave dhe përkrahjen e këtij procesi nga Franca, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Hoxha ka theksuar se Kosova ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për liberalizimin e vizave, andaj, ka theksuar ajo, pret përkushtimin e vendit mik, Francës që të përkrah lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë, procesin integrues si dhe integrimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë.
Ministrja Loiseau siguroi Hoxha për mbështetjen e Francës ne procesin integrues te Kosovës .
Artikuj të ngjashëm
-
Hoxha në Komision: Franca po heziton për viza, për shkak të migrimit
-
Pas zgjedhjeve parlamentare në BE pritet aktualizimi i proceseve pozitive për Kosovën
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Hoxha në Francë: Pas zgjedhjeve në PE presim liberalizimin e vizave
-
Hoxha i kërkon Polonisë përkrahje për liberalizim të vizave