Ministri francez i Punëve të Jashtme Jean Yves Le Drian, gjatë takimit me shefin e diplomacisë serbe Ivica Daçiq dje në Paris ka thënë se dialogu i Beogradit e Prishtinës, me ndërmjetësim të BE-së, është thelbësor për sigurimin e stabilizimit afatgjatë të gjithë rajonit, ka kumtuar Ministria franceze e Punëve të Jashtme, transmeton Koha.net.
Ky dialog, ka theksua Le Drian, duhet të sjellë normalizim të plotë ndërmjet dy palëve të bazuar në marrëveshjen gjithëpërfshirëse.
Shefi i diplomacisë franceze ka konfirmuar përkushtimin e Francës për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkim in Europian.
Artikuj të ngjashëm
-
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë
-
Lajçaku me ministrin francez diskutojnë për procesin e dialogut
-
Lajçak takohet me Daçiqin, bisedojnë për dialogun
-
Franca për aplikimin e Kosovës në BE: Dialogu me Serbinë, kusht esencial
-
Gjermania e Franca kërkojnë rifillimin e menjëhershëm të dialogut Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e BE-së