Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca i dhuron Kosovës 117 mijë vaksina anti-COVID

Franca i ka dhuruar si donacion Kosovës 117 mijë vaksina të kompanisë Pfizer, ka bërë të ditur presidentja Vjosa Osmani.

Osmani e ka falënderuar homologun e saj francez, Emmanuel Macron, për këtë donacion, duke e cilësuar si “kontribut të duhur, në një kohë të duhur”.

Angazhimi ynë institucional për luftimin e pandemisë është fuqizuar vazhdimisht përmes përkrahjes së partnerëve e aleatëve tanë. Franca, dhe njëherë përgjatë këtij rrugëtimi sfidues, u dëshmua si një vend mik e solidar. Në emër të qytetarëve tanë, dua ta falënderoj presidentin Macron dhe popullin francez për donacionin me 117.000 vaksina Pfizer. Një kontribut i duhur, në një kohë të duhur. Kosova ka arritur një nivel të mirë të vaksinimit dhe qytetarët tanë kanë treguar nivel të lartë të përgjegjësisë kolektive e vetëdijesimit. Por, kemi ende punë përpara. Siç u dëshmua në vende të tjera, doza e tretë është e domosdoshme për ta parandaluar një valë të re infektimesh”, njoftoi Osmani.

Presidentja në fund bëri thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen sa më shumë.

“Në prag të festave të fundvitit, dhurata më e mirë që mund t'i bëni vetes dhe më të dashurve tuaj është ruajtja e shëndetit tuaj. Andaj, ju lutem, vaksinohuni!”, ka shkruar Osmani në Facebook.