Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Franca e Gjermania shënojnë edhe në Prishtinë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore

Ambasada e Francës në Prishtinë, përmes një njoftimi për media, bën të ditur se Franca dhe Gjermania do të përkujtojnë së bashku përvjetorin e 100-të të Armëpushimit të datës 11 nëntor 1918, që i dha fund luftimeve të Luftës së Parë Botërore.

Një ceremoni ushtarake në këndin e francezëve dhe gjermanëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën11:45, saktëson njoftimi.

Ky kënd ndodhet brenda varrezave të krishtera në afërsi të kampit të KFOR, Film City.

Sikurse vitin e kaluar, ceremonia do të jetë një rast për të dëshmuar miqësinë franko-gjermane, si dhe të përçojë dëshminë për vuajtjet e të gjithë popujve të përfshirë në mizoritë e kësaj lufte, thuhet në njoftim.