Ambasada gjermane dhe ajo franceze sot do t’i përkujtojnë viktimat dhe përfundimin e Luftës së Parë Botërore.
Kjo ditë kujtohet me rastin e nënshkrimit të armëpushimit në Compiegne, më 11 nëntor 1918, që i dha fund betejave të Luftës së Parë Botërore.
Me rastin e përvjetorit të 99-të të armëpushimit, ngjarja përkujtimore mbahet në varrezat ortodokse në afërsi të Shtabin qendror të KFOR-it, te kampi “Film City” në Prishtinë.
Përkujtimi i përbashkët është shprehje e miqësisë gjermano-franceze dhe një simbol për mundësinë e pajtimit në Ballkan.
Artikuj të ngjashëm
-
Hegseth në Francë nderon ushtarët që dëbuan forcat e Gjermanisë naziste
-
Një minutë heshtje para ndeshjes Francë – Spanjë
-
Franca dërgon sinjal për zgjimin ushtarak të Evropës
-
Në Ditën e Çlirimit jepen zotime për shtet më të fortë
-
Begaj: Liria e Kosovës erdhi me luftën e UÇK-së dhe vendosmërinë e aleatëve