Prishtinë, 14 nëntor - Franca dhe Gjermania u pajtuan pas Luftës së Dytë Botërore që të mos përsëritej mbisundimi i armiqësive ndërmjet dy vendeve pas Luftës së Parë Botërore.
Edhe ky proces u përball me shumë sfida dhe mospajtime, por shtetet fqinje në zemër të Evropës u zotuan që vetëm me komunikim konstruktiv të tejkalonin të gjitha ndasitë. Ia dolën të shndërroheshin në bosht të Bashkimit Evropian, kanë vlerësuar të mërkurën ambasadorët e këtyre dy vendeve gjatë fjalimeve dhe bashkëbisedimit me studentë në sallën e Bibliotekës Kombëtare në kuadër të konferencës për 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, “Në kujtim të luftës, paqes dhe pajtimit”. Konferenca është organizuar nga ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë.
Ambasadorët kanë folur në seancën e hapur për media të titulluar “Leksionet e mësuara nga pajtimi franko-gjerman”. Aty kanë thënë se kjo mund të shërbejë si model për popujt e Ballkanit.
“Ne jemi të fortë së bashku, por jemi të fortë edhe kur nuk pajtohemi”, ka deklaruar ambasadori francez, Didier Chabert, në fjalimin e tij në frëngjisht. Me lëvizje koke ka aprovuar fjalët e homologut francez, ambasadori gjerman, Christian Heldt, i cili ka mbajtur fjalimin në anglisht. Chabert u ka rrëfyer studentëve se si babai i kishte treguar se në shkollat franceze të kohës, nxënësit ushqeheshin me urrejtje kundër fqinjëve gjermanë.
“Por mospajtimet u tejkaluan dhe pajtimi i Francës dhe Gjermanisë është një rast unik”, është shprehur ambasadori francez.
Raportet ndërmjet dy shteteve dhe zhvillimet në Ballkan gjatë kohës së Luftës së Parë Botërore janë përmbledhur shkurtimisht gjatë leximit të kumtesave të lexuara në dy sesione.
Edhe Dy ministra të Serbisë dhe analogjia që Evropa shmangDiskutime ka pasur edhe pas trajtimit të “Mundësive të humbura për pajtim pas Luftës së Parë Botërore dhe pasojat e saj” nga ana e Pfeilit, Ginsburgerit dhe Brendelit në sesionin tjetër. Fuqitë evropiane nuk kishin nxjerrë leksione prej Luftës së Parë Botërore, që mori jetën e miliona evropianëve/Rexhep Maloku
(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)