Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, priti sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Chabert e uroi Limaj për formimin e Qeverisë dhe marrjen e detyrës.
Ai shprehu edhe njëherë gatishmërinë e shtetit francez për të mbështetur Kosovën në të gjitha fushat e saj me theks të veçantë në rrugën e saj drejt BE-së, njofton kumtesa nga kryeministria, transmeton Koha.net.
Limaj falënderoi ambasadorin Chabert për urimin, gjithashtu edhe për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme të shtetit francez.
Nga ky takim, Limaj, dhe Chabert u pajtuan se ka shumë mundësi të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe vazhdimit të bashkëpunimit në të gjitha sferat, gjithnjë duke respektuar interesat e të dyja shteteve tona mike.
-
Franca përshëndet formimin e institucioneve, thotë se do të vazhdojë ta mbështesë dialogun Kosovë – Serbi
-
Osmani dhe Guerot flasin për rëndësinë e funksionalizimit të institucioneve
-
Guerot partive: Gjejeni vetë kompromisin dhe daljen nga bllokimi
-
Zyrtari i OKB-së rikonfirmon mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi
-
Ambasadori francez: Për ta mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë