Forcat e Armatosura të Shqipërisë u krijuan në 4 dhjetor të 1912, pak ditë pas krijimit të shtetit të parë shqiptar në Vlorë.
Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si nevojë e natyrshme e një shteti sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja.
106-vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura e gjen këtë forcë anëtare në NATO, duke shërbyer në misione paqeruajtëse në botë përkrah forcave ushtarake të Aleancës në Afganistan, Detin Egje, Letoni, Mali, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, e kudo në misione ndërkombëtare.
Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka publikuar në faqen e saj në Facebook një fotografi që thotë se publikohet për herë të parë.
Në të janë 4 ushtarakë shqiptarë në ditët e para të krijimit të Ushtrisë Kombëtare më 1912.
Me këtë fotografi, Xhaçka tha se “dua të uroj gjithë burrat dhe gratë që kanë shërbyer në uniformë, gjatë 106 viteve të historisë së Forcave të Armatosura”.