Nga Grupi punues në Shërbimin Korrektues të Kosovës, sot është formuar Shoqata e Grave të Shërbimit Korrektues të Kosovës e cila për qëllim dhe mision ka fuqizimin e rolit dhe pozitës së gruas në SHKK, promovimin e barazisë gjinore, zhvillimin profesional dhe promovimin ndërkombëtar të grave të këtij shërbimi.
“Në këtë rast është shpërfaqur bindja dhe besimi i anëtarëve se themelimi i shoqatës do të rezultojë me avancimin e pozitës së tyre profesionale e gjinore, në kuptimin e zhvillimit të veprimeve vetëdijesuese për barazi dhe mosdiskriminim si dhe në arritjen e synimit për rritjen e vetëdijesimit në nivelin institucional për promovimin e grave në vendimmarrje”, thuhet në komunikatën e SHKK-së.
Pas një votimi të fshehtë dhe të sigurt, me shumicë votash, Kryetare e kësaj shoqate është zgjedhur Zyrafete Imeraj, nënkryetare Leonora Sahit si dhe sekretare, Shpresa Murati.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Drejtori i Përgjithshëm i SHKK-së, Nehat Thaçi si dhe Zëvendës Shefi i Misionit të EULEX-it, Bernd Thran, Kimberly Riffe, Menaxhere e projektit nga ICITAP, Edi Gusia, Drejtoreshë Ekzekutive e Agjencisë për barazi gjinore, Susana Tkavc, Këshilltare për barazi gjinore KFOR, Afërdita Mikullovci, Drejtoreshë e PK, Mitrovica Jug, Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës, Jo-Anne Bishop, Igballe Rugova Drejtoreshë ekzekutive, Rrjeti i Grave të Kosovës, Lina Andeer, Këshilltare për barazi gjinore në EULEX , Faith –Lihic Annette, Këshilltare kryesore politike/Koordinatore ekzekutive PSBE, si dhe Alban Muriqi, menaxher i Projektit nga QKRMT.