Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka formuar komisionin për organizimin e ceremonisë mortore për vdekjen e ish-kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.
Kryeministri në detyrë Isa Mustafa me këtë rast tha se Kosova sot ka humbur një personalitet, një mjek të mirë, një humanist para, gjatë dhe pas luftës. Ai tha se është vështirë të thuhen përshtypjet për Bajram Rexhepin.
“Kosova dhe shoqëria do të jenë mirënjohës ndaj Rexhepit për kontributin e dhënë”, tha Mustafa.
Në krye të këtij këshilli është Hajredin Kuçi, ndërsa anëtarë do të jenë ministrja në detyrë e Kulturës Vlora Dumoshi, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni, ai i FSK-së Haki Demolli, ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri dhe një anëtar i familjes.
-
Të gjitha nderimet dhe fjalimet që u bënë për ish – kryeministrin e ndjerë Rexhepi
-
Fillon mbledhja komemorative për ish-kryeministrin Bajram Rexhepi
-
Sot mbahet ceremoni mortore për Bajram Rexhepin
-
Tri vjet nga vdekja e Bajram Rexhepit, kryeministrit të parë të Kosovës
-
Thaçi e Haradinaj përkujtojnë ish-kryeministrin Rexhepi