Ngjyra dhe fonti i shkronjave ka lënë pa nostrifikuar diplomat e disa studentëve të Departamentit të Stomatologjisë, që studimet i kanë përfunduar në institucionin arsimor Albanian University në Tiranë.
Sipas një letre të këtij grupi të studentëve drejtuar redaksisë, ata kanë probleme me nostrifikim të diplomave që nga viti 2007. Vonesat dhe dëmi që atyre u është bërë i kanë pranuar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit në Qeverinë Teknike të Shqipërisë, Mirela Karabina, dhe ministri në detyrë i Arsimit i Kosovës, Arsim Bajrami, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta kanë thënë se ky rast nuk ka të bëjë me çështje thelbësore të vërtetësisë së diplomës, por me disa çështje teknike, siç janë ngjyra dhe fonti i shkronjave në këto diploma.
shkaktarë të këtyre vonesave ata kanë përmendur edhe komunikimin e ngadaltë në mes të institucioneve të Kosovës dhe institucioneve të arsimit në Shqipëri dhe kanë thënë se ka edhe të tjera raste përveç atyre të Albanian University.
Grupi i studentëve ka sqaruar disa herë “historinë” e problemit që ata kanë pasur me procedurën e nostrifikimit. Pjesën më të madhe të fajit ata ua kanë hedhur institucioneve të Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.