Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bytyqi: Mosnostrifikimi nga Serbia është çështje politike

Diplomat e Kosovës nuk po nostrifikohen nga shteti i Serbisë, njësoj siç po ndodh edhe me diplomat e Serbisë në Kosovë, raporton KTV.

Për këtë, Komisioni për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar llogari nga ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi, të cilin e kishte ftuar për raportim.

Bytyqi tha se nostrifikimi i diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka mbetur peng i zhvillimeve politike. Bytyqi kritikoi zvarritjen e shumë aplikimeve nga ana e departamenti i nostrifikimeve të quajtur NARIC, e që punon në kuadër të Ministrisë së Arsimit. Por, tha se do të bëhet një monitorim i këtij departamenti dhe askujt nuk do t’i bëhet e padrejtë.

Duda Balje, kryetare e këtij komisioni, e ngriti çështjen e komunitetit boshnjak. Ajo i tha ministrit se komunitetit boshnjak po i kërkohet çdo herë nostrifikimi i diplomës për punësim, ndërsa jo komunitetit serb që jetojnë në Kosovë.

Teuta Haxhiu dhe anëtarët e tjerë të komisionit kërkuan që të gjithë kandidatëve t’u komunikohet se deri ku ka shkuar procesi i nostrifikimit të diplomës përkatëse.

Madje, Haxhiu përmendi me emër një rast, për të cilin tha se nuk është person publik, por nostrifikimi i diplomës i është bërë për 24 orë, ndërsa të tjerë presin me vite.

Edhe Nostrifikimi i diplomave me Serbinë, i ndikuar politikisht Arbëri Nostrifikimi i diplomave me Serbinë, i ndikuar politikisht

Këtë e mohoi Kumrije Gagica nga departamenti i nostrifikimit në MASHT, që ishte pjesëmarrëse në komision.Edhe ministrit Bytyqi iu duk e shpejtë procedura e nostrifikimit të një diplome për 24 orë, andaj tha se do ta shqyrtojnë këtë rast.