Lëvizja “FOL” ka kërkuar që edhe zyrtarët e Prokurimit Publik të jenë pjesë e deklarimit të pasurisë, raporton KTV.
Kjo, sepse, sipas tyre, me punën që ata kanë, mund të korruptohen shumë lehtë, prandaj edhe duhet që të deklarojnë pasurinë si shumë zyrtarë të tjerë publikë. Lëvizja “FOL” ka publikuar raportin “Transparenca në prokurimin publik në Kosovë”.
Jeton Zulfaj, nga kjo organizatë, ka thënë se raporti ka pasur në fokus Ministrinë e Infrastrukturës, të Bujqësisë dhe atë të Zhvillimit Ekonomik. “Është mirë që sa më shumë produkte të shtohen në listën e prokurimit, sepse zvogëlon mundësitë për korrupsion. Të gjithë zyrtarët e prokurimit publik janë të cenueshëm ndaj korrupsionit dhe do të duhej ta deklaronin pasurinë”, ka thënë Zulfaj.
Ai ka shtuar se kontratat duhet të jenë publike dhe të qasshme për publikun.
-
FOL: Problemi kryesor i prokurimit publik, zbatimi në praktikë i kontratave
-
FOL i kërkon KPK-së dhe KGJK-së transparencë për vendimet disiplinore
- Deklarimi i pasurisë - një hap drejt integritetit institucional
-
FOL: APK-së iu shtuan përgjegjësitë, nuk iu rrit stafi fare e buxheti nuk iu rrit mjaftueshëm
-
Propozohet që asamblistët të mos e deklarojnë më pasurinë