Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli ka reaguar pas raportimeve që edhe Uglesha Jarediq, ish-shef i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri, është në mesin e 20 personave të cilët janë në listën e të shpallurve në kërkim nga INTERPOL-i.
Ai ka thënë se personat si Jarediq janë paguar me taksat e qytetarëve të Kosovës, ndërkohë që kanë punuar kundër shtetit të Kosovës.
“Përveç Radoiqiçit, ish-shefi i Njësisë Speciale në veri Uglesha Jarediq është në mesin e personave të shpallur në kërkim nga INTERPOL për sulmin terrorist kundër sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Ky ishte integrimi i serbëve në veri që pretendohej që arriti marrëveshja e 2013-tës!! Pra, janë paguar me taksat e qytetarëve të tanë ndërsa kanë punuar kundër Republikës së Kosovës dhe në dobi të Serbisë. I tillë ishte/është edhe ish-polici Uglesha Jarediq”, ka shkruar Dugolli në Facebook.
-
INTERPOL-i shpall në kërkim edhe ish-shefin e Njësisë Speciale në veri
-
Deputeti i VV-së fajëson ish-qeveritë për masat e BE-së
-
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
-
Dugolli për komunikimet e Kusari-Lilës dhe Dejona Mihalit: Fushatë për ta dëmtuar LVV-në
-
Sveçla: As që bëhet fjalë të plotësohet kërkesa e Vuçiqit për kthimin e ish-policëve në veri