Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fleckenstein: Për negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë s’ka kushte shtesë

Në një konferencë për shtyp të mbajtur paraditen e së martës, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein, ka deklaruar se për hapjen e negociatave të anëtarësimit nuk do të ketë kushte shtesë.

Pas një seri takimesh të zhvilluara me eksponentët kryesorë të politikës shqiptare, Fleckenstein ka e ka vënë theksin tek zbatimi i reformës në drejtësi, për të cilën është shprehur i vetëdijshëm se nuk do të jetë e lehtë; ndërsa ka nënvizuar se vendimi për hapjen e negociatave nuk është ekskluzivitet i Parlamentit Evropian, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vendimi për hapjen e negociatave është e Këshillit të Evropës dhe jo e Parlamentit Evropian. Megjithatë ne do të punojmë në mënyrë që negociatat me Shqipërinë të çelen në gjysmën e parë të vitit që vjen. Përsëris se nuk është PE ai që e vendos këtë, por Këshilli dhe Shqipëria duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe pas çeljes së negociatave do të mund të diskutojmë për çështje të tjera”, ka thënë Fleckenstein.

Në këtë situatë, ka shtuar ai, nuk ka hapësira për kushte shtesë përveç 5 prioriteteve. “Me zyrtarët shqiptarë fola për zgjedhjet dhe zhvillimet me 5 prioritetet kyçe. Nuk do të ishte e ndershme të krijoheshin kushte të tjera për hapjen e negociatave”, ka thënë Fleckenstein.