Flamuri i Shqipërisë tashmë është vendosur krah flamujve të tjerë të botës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB, nga Ferit Hoxha, përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara.
“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë kombëtar në mes të zgjedhurve të OKB-së. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës”, ka shkruar Rama krah videos së publikuar në llogarinë e tij në Facebook.
Shqipëria tashmë është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, me mandat dy-vjeçar.
Edhe
Shqipëria sot kryeson seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Ajo mori mbi dy të tretat e votave më 11 qershor për të fituar këtë mandat për herë të parë, pas 65 vitesh anëtarësim.
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, që më 1 janar, kur u njoftua edhe për marrjen e këtij mandati, tha se prioritet kryesor i mandatit do të jetë lobimi për Kosovën.
-
Shqipëria merr kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së
-
Shqipëria nga sot në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, premton lobim për Kosovën
-
Shqipëria zgjidhet për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së
-
Osmani uron Begajn e Ramën pasi Shqipëria mori presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së