Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Flamur Noka fyen kryeministrin Rama, përjashtohet nga seanca

Deputeti i PD-së Flamur Noka u përjashtua nga seanca e sotme plenare të Kuvendit të Shqipërisë, me vendim të kryetarit Gramoz Ruçi. Siç raporton abcnews, deputeti Noka u çua dhe kërcënoi në foltore kryeministrin Rama, teksa ky i fundit po replikonte me demokratët pas akuzave për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

Pas debateve në parlament mes demokratit Noka dhe kryeministrit Rama,kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca deputetin Flamur Noka. Gjatë fjalës së kreut të Qeverisë, Noka shkoi drejt foltores së Parlamentit duke ofenduar kryeministrin.

Rama: Sali nga ka dalë ky, nga ç’pyll e keni sjellë në Tiranë këtë, nga doli ky kush është ky?!

Ruçi: Keni dy minuta që po pengoni seancën, përjashtohesh nga seance, për fyerje ndaj kryeminsitrit Rama.

Pas këtij debati kreu i Kuvendit ndërpreu seancën.