Tiranë, 13 Tetor -Byroja e Kuvendit të Shqipërisë miratoi kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Socialiste, që kërkuan përjashtimin me 10 ditë të deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
Përjashtimi i Flamur Nokës është bërë vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi LSI votoi kundër kërkesës.
Noka u përjashtua gjatë seancës së të enjtes nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi për reagimin e bërë pas fjalës së Sali Berishës në Kuvend dhe ndërhyrjes së kryeministrit Edi Rama, kur po diskutohej projektligji për minoritetet.
Pas kësaj, PD dhe LSI u bënë bashkë duke i dorëzuar Ruçit një kërkesë për përjashtimin e Edi Ramës po me dhjetë ditë, kërkesë kjo e hedhur poshtë nga kreu i Kuvendit.
“Pasi pashë të zbardhur procesverbalin e seancës, nuk mund ta marr në konsideratë sepse nuk përmbush asnjë kërkesë të rregullores të neneve 64 dhe 65”, tha kryeparlamentari Ruçi.
-
Flamur Noka fyen kryeministrin Rama, përjashtohet nga seanca
-
Deputeti i PD-së bllokon foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, Ruçi e përjashton
-
Tensione në Kuvendin e Shqipërisë, deputeti i PD-së godet me shishe ministrin Balla
-
Debat i ashpër në Kuvendin e Shqipërisë, jashtë tym e flakë
-
19 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë përjashtohen për disa ditë