Fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars.
Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.
Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së.
Shala, është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.
Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.
Artikuj të ngjashëm
-
Çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor kundër Shefqet Krasniqit
-
Krejt çfarë ndodhi gjatë procesit gjyqësor kundër Shefqet Krasniqit
-
Prokuroria kërkon burgim, avokati lirim nga akuzat për Shefqet Krasniqin
-
Kronikë e KTV-së për procesin e sotëm gjyqësor ndaj imam Krasniqit
-
Aktgjykimi ndaj Shefqet Krasniqit shpallet të premten