Ka filluar ndërtimi i Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, të mërkurën ka përcjellë për së afërmi fillimin e punimeve.
Ai ka uruar gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të xhamisë, që e ka cilësuar mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët. Ai ka thënë se sot është tejet i lumtur që po e sheh për së afërmi fillimin e punimeve, ndërsa ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie.
Xhamia po ndërtohet në hapësirën mes Postës kryesore dhe QMF-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Prishtinës lëshon lejen përfundimtare për ndërtimin e Xhamisë Qendrore
-
Ipeshkvi Dodë Gjergji i uron Myftiut Tërnava dhe besimtarëve myslimanë Bajramin
-
Thaçi pret Tërnavën, kërkon të promovohen respekti mes besimeve dhe harmonia ndërfetare
-
Rama: Do të vazhdojmë ta ndërtojmë kryeqytetin
-
Rama: Spitali i kryeqytetit po bëhet