Uji i Liqenit të Batllavës nuk do të ndotet më nga ujërat e zeza. Projekti i ndërtimit të kolektorit kryesor që financohet nga Qeveria zvicerane është në përfundim e sipër. Drejtori i CDI-së (organizatë kjo që është zbatuese e këtij projekti), Astrit Vokshi, ka thënë se brenda 10 ditësh do të nënshkruhet edhe kontrata për blerjen e pajisjeve të fabrikës ku do të bëhet përpunimi i ujërave të zeza që tash derdhen në liqen.
“Ndërtimi i kolektorit të ujërave të zeza që lidh të gjitha shtëpitë e lagjeve të fshatit Orllan është gati në përfundim. Ndërsa brenda 10 ditëve do të nënshkruhet edhe kontrata për pajisjet për fabrikën e trajtimit të ujërave të zeza. Projekti është ndarë në dy faza: pra njëri është ndërtimi i kolektorit ku do të grumbullohen ujërat e zeza dhe pastaj impianti për trajtimit të ujërave të zeza, ku do të bëhet pastrimi i atyre ujërave”, ka thënë Astrit Vokshi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy projekt ishte paraparë që të përfundohej sivjet, por sipas drejtorit të Cdi-së procedurat e prokurimit e kanë zvarritur atë...(detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.