Vazhdojnë të paraqesin rrezik për qytetarët më shumë se 300 qen endacakë në Komunën e Shtimes. Por, komuna e Shtimes ka paralajmëruar për javën tjetër fillimin e fushatës për trajtimin e tyre.
Rrahman Jakupi, nënkryetar i Komunës së Shtimes, ka shpjeguar se sektori i bujqësisë që nga 20.8.2017 e ka të hartuar projektin për kastrimin, vaksinimin dhe matrikulimin e qenve endacakë, i cili është projekt 3-vjeçar, ndërsa për vitin 2018 do të fillojë të hënën, më 13.5.2018, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Në këtë projekt pritet të trajtohen 100 qen endacakë, ndërsa në trajtim të qenve janë marrë dhe do të merren për bazë edhe patologjitë e tyre, anomalitë, agresiviteti i tyre dhe sëmundjet infektive”, ka thënë Jakupi.
Sipas tij, kjo çështje pritet të trajtohet edhe nga niveli qendror, të cilët janë duke e trajtuar këtë çështje sipas rajoneve, andaj Komuna e Shtimes bën pjesë në rajonin e Prishtinës dhe në fillim komunat janë mbështetur nga AVUK-u dhe në këtë vit për komunat janë dhënë nga Qeveria qendrore 1 milion e 200 mijë euro që do të shfrytëzohen për projektin për qentë endacakë siç është ky projekt, mirëpo edhe projekte të tjera ku parashihet të ngrihen “qendra strehimi” për ta... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Rreziku nga qentë endacakë – mbi 15 sulme në muaj vetëm në Prishtinë
-
Kryeqyteti s’e kompenson 76-vjeçaren që u sulmua nga katër qen endacakë
-
Në komunën e Malishevës gjatë këtij vitit janë paraqitur 210 raste të pickimit nga rriqrat
-
Dy javë me kontejnerë të stërmbushur në Podujevë
-
Iniciohet formimi i shtabit emergjent pas sulmeve të qenve endacakë brenda QKUK-së