Me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, do të filloj shpërndarja e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik”.
Lancimi i projektit zyrtarisht do të fillojë sot, e premte, në Pikën e Kalimit Kufitar në Merdar.
Sipas planifikimeve nga njësitë policore këto broshura do të shpërndahen në rrugë nacionale (autoudhë, magjistrale, rajonale), rrugë lokale, si dhe në pikat tjera kufitare, duke i njoftuar pjesëmarrësit në trafik për gjendjen e sigurisë rrugore në vend, gjobat e trafikut dhe në veçanti kufizimi i shpejtësisë së lejuar si dhe mundësinë e informimit/komunikimit për pjesëmarrësit në trafik me Policinë e Kosovës, trasnmeton kp.
Ky projekt është i bazuar në Deklaratën e nënshkruar nga ministri i MPB-së, ministri i MI-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, që viti 2018 të jetë vit i sigurisë dhe i standardeve në trafikun rrugor.
-
Policia e Kosovës vazhdon aktivitetin sensibiliz ues për rritjen e sigurisë në trafik
-
Nga 1 nëntori, MPB-ja nis fushatën për informim për veturat me targa të huaja
-
Kërkohet drejtësi për aksidentet në Kosovë
-
Policia me fletushka për vetëdijësimin në trafik
-
Kërkohet prezencë më e madhe policore nëpër rrugë