Në Rahovec, nga buxheti komunal, kanë nisur punimet në realizimin e projektit “Renovimi-fasadimi i objektit kolektiv në rrugën Sheh Mihedini”, objekt ky i cili është në qendër të qytetit, transmeton Koha.net.
Drejtor i Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit, Fehmi Hoxha, ka thënë se pas përfundimit të të gjitha procedurave tenderuese, nga java e kaluar, kanë nisur punimet në projektin “Renovimi-fasadimi i objektit kolektiv në qytetin e Rahovecit”.
Në kuadër të këtij projekti, është paraparë të suvatohet-fasadohet dhe të bëhet sanimi i pullazit të kësaj ndërtese.