Kanë nisur punimet për rekonstruktimin e hapësirës të kompleksit "Qafa" në kryeqytet, vlera e të cilës është 1 milion euro.
Nga afër punimet i ka inspektuar kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili tha se sot ka nisur një ndër projektet të mëdha në komunën e Prishtinës i cili do ia shtoi gjallërinë kryeqytetit.
Sipas tij, ky projekt i cili pritet të përfundoi për 12 muaj parasheh rehabilitim të trotuareve, shtim të gjelbërimit, kënd të lojërave për fëmijë, një fushë sportive për basketboll.
Projektuesja e projektit për rehabilitim të kompleksit "Qafa", Yllka Kosumi u shpreh e lumtur që ka nisur projekti i saj të jetësohet derisa kërkoi që punimet të zhvillohen në kohën e paraparë dhe ashtu siç duhet.
-
Nisin punimet për rregullimin e kompleksit “Qafa”
-
Nënshkruhet kontrata për rindërtimin e rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet
-
Shtohen punimet e Komunës në rrugë, prishtinasit thonë se këto duhej kryer verës
-
Projekt mbi 248 mijë euro për rekonstruimin e rrugëve në lagjen e “Muhaxherëve” dhe “Dodona”
-
Fillojnë punimet në rrugën “Eqrem Qabej” në Prishtinë