Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur në një takim përfaqësuesit e “Caritas Kosova” dhe të Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilët bisedoi për fillimin e implementimit të projektit Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care) në Komunën e Podujevës.
Gjatë këtij takimi të Veliut me Pal Baftiajn - përfaqësues i “Caritas Kosova” dhe Mirsad Kamerollin - këshilltar i Ministrit të Shëndetësisë, është biseduar lidhur me hapat që do të ndërmerren për implementimin e marrëveshjes me qëllim të ngritjes së përkujdesit shëndetësor shtëpiak në Podujevë.
Veliu dhe përfaqësuesit e MSH-së dhe “Caritas Kosova” u dakorduan që të fillojnë procedurat për implementimin e projektit “Ngritja e përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor (Home Care)” në Komunën e Podujevës, në mënyrë që sa më parë të fillojë implementimi i këtij projekti me rëndësi për qytetarët.
Përveç ngritjes së përkujdesit shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor, projekti ka për qëllim edhe ndihmën e QKMF-së në realizimin e vizitave për të gjithë pacientët që e marrin mjekimin në shtëpi, për të gjithë ata pacientë të cilët për arsye të ndryshme shëndetësore nuk kanë mundësi që t’i vizitojnë objektet e QKMF-së dhe qendrat e tjera mjekësore në terren.
Kryetari i Podujevës përveç se e vlerësoi të rëndësishëm projektin për ofrimin e shërbimeve mjekësore për pacientët që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendrat mjekësore.
Edhe
Bëhen 250 vizita mjekësore nga “Përkujdesja shëndetësore shtëpiake”
“Krahas ofrimit të përkujdesit shëndetësor për pacientët, ky projekt do të mundësojë edhe punësimin e mbi 40 punëtorëve shëndetësorë”, tha Veliu.
Projekti do të zgjasë gjashtë muaj dhe është bashkëfinancim i Komunës së Podujevës, Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe “Caritas Kosova”.