Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Filloi pagesa e subvencioneve për fermerët në Kosovë

Prishtinë, 27 tetor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural tanimë ka filluar realizimin e pagesave direkte apo subvencioneve për fermerët.

Këtë e bëri të ditur ministri i MBPZHR-së, Besian Mustafa, i cili tha se pagesa e subvencioneve sivjet do të bëhet dy herë, ndryshe nga viti 2019.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ministrit Mustafa, për të gjitha kulturat dhe për të gjitha masat pagesa do të bëhet dy herë.

Mustafa sqaroi se fillimisht do të paguhet pjesa e parë sipas programit të rregullt, kurse pasi të jenë paguar subvencionet për të gjithë fermerët, do të fillojë të bëhet edhe pagesa e dytë e subvencioneve për të gjithë përfituesit.

Ai tha se përkrahja ndaj fermerëve ka për qëllim kthimin e vitit 2020 nga një vit plot sfida për bujqësinë, në një vit të fuqishëm për bujqësinë e Kosovës.

Vendimi për dyfishimin e subvencioneve për të gjitha kulturat u soll si pjesë e Pakos për Rimëkëmbje Ekonomike. Ky vendim ishte kundërpërgjigje e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për t’u dalë në ndihmë fermerëve të Republikës së Kosovës, për ta përballuar goditjen që shkaktoi pandemia Covid-19.