Malishevë, 15 qershor - Në vigjilje të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot në Malishevë filloi ndërtimi i aneksit të gjimnazit “Hamdi Berisha”.
Numri shumë i madh i nxënësve dhe nevojat tjera për rritje të cilësisë në arsim, kanë bërë që të paraqitet nevoja për rritjen e hapësirës në gjimnazin e përgjithshëm në Malishevë.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve mori pjesë edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i shoqëruar nga stafi i tij.
Artikuj të ngjashëm